hoti-kerkon-nga-shoqata-e-transportit-qe-sa-me-pare-t’i-kthehen-punes

Hoti kërkon nga Shoqata e Transportit që sa më parë t’i kthehen punës

Nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Teksa kanë paralajmëruar edhe forma të tjera të protestës.

Pas kësaj ka reaguar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ku ka sqaruar se në se në kuadër të masave për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) për vitin 2021, në vlerë prej 222.4 milionë euro, të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 14.01.2021 (vendimi nr 06/58) janë të përcaktuara ndarjet buxhetore për secilën nga masat, përfshirë këtu edhe modalitetet e zbatimit të masave, ku obligohen ministritë përgjegjëse të përgatisin planet dhe kriteret sektoriale për zbatimin e masave të cilat pastaj miratohen në Qeveri.

“Në vitin 2020 dhe 2021, Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare direkte dhe indirekte për të gjitha bizneset. Bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50% të qirasë, pagesa e 170 eurove)”, u tha në reagimin e Hotit, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjerash Hoti ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme.

“Pandemia Covid-19 ka prekur shumë sektorë dhe është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset”, thuhet tutje në reagim.

The post Hoti kërkon nga Shoqata e Transportit që sa më parë t’i kthehen punës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

676 pacientë në trajtim nga COVID-19, shumica në oksigjeno-terapi

Radio-Ahireti

Mbi 400 mijë kosovarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, shuma totale e tërheqjes afër 200 milionë euro

Radio-Ahireti

BE vendos sanksionet ndaj rreth shkeljes së të drejtave të ujgurëve

Radio-Ahireti

Numërohen mbi 97 për qind e votave, LVV me 48.18 %, PDK 17.32 %, LDK 13.19 % dhe AAK me 7.4 %

Radio-Ahireti

Kontrolli i naftës kthehet në Doganë

Radio-Ahireti

Diaspora e Kosovës e pakënaqur me votimin përmes postës

Radio-Ahireti