Ai me këtë rast ka thënë se edhe një herë u dëshmua se marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington ka qenë historike për Kosovën.
Hoti ka pasur një porosi edhe për të gjithë ata që ishin shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.
Postimi i plotë:
Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.
Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli
, do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit. /Lajmi.net/