Image default

Hoti u shkruan shteteve të QUINT-it dhe BE-së, kërkon të marrin masa pas deklaratës së Vuçiqit dhe presionit të Listës Serbe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve anëtare të QUINT-it dhe ambasadorit të Bashkimit Evopian në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar reagimin e tyre, pas deklaratave nxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe presionit dhe kërcënimeve të Listës Serbe, ndaj pakicave jo serbe në Kosovë.

Hoti ka thënë se deklaratat dhe presioni e frikësimi i pakicave jo-serbe kanë për qëllim të ndërhyjnë në zgjedhje në Kosovë për të prishur proceset demokratike.

‘’Këto deklarata si dhe presioni e frikësimi i pakicave jo-serbe, kanë për qëllim të ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe të prishin proceset demokratike në vendin tonë. Këto sjellje janë të pa pranueshme. Ne kërkojmë nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme ndaj kësaj qasje të rrezikshme dhe ta bëni të qartë se ndërhyrja në proceset politike në Kosovë nuk mund të kalojë pa pasoja, për ata që janë të përfshirë’’, ka shkruar Hoti.

Hoti, ka shprehur përkushtimin institucional të Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, si garantuesin më të mirë për shprehjen e vullnetit të lirë të njerëzve dhe krijimin e institucioneve demokratike.

Po ashtu, ai ka thënë se kërkesa e presidnetit serb, Aleksandar Vuçiq se për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, shkaku i Kosovës, duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk brengoset për këto deklarata, sepse e ka ushtrinë e vet.

Ai theksoi se Ushtria e Kosovës është pjesë edhe e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi”, shkruan Hoti.

Hoti edhe gjatë të enjtes ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë, i cili ka thënë se do të ngrisë kapacitetet ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se deklaratat e tilla nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së”.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”, kishte shkruar dje Hoti.

Vuçiq, të ejten kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do hapet debat i gjerë publik për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

The post Hoti u shkruan shteteve të QUINT-it dhe BE-së, kërkon të marrin masa pas deklaratës së Vuçiqit dhe presionit të Listës Serbe appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shqipëri, 12 të vdekur dhe 953 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Pesë deputetë të mundshëm nga komunitetet konfirmojnë votën për Qeverinë Kurti

Radio-Ahireti

Pesë viktima dhe 445 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’

Radio-Ahireti

Rezultatet e zgjedhjeve evropiane, sfiduese për Kosovën

Radio-Ahireti

Katër raste të ri-infektimit të mjekëve me COVID-19, dy janë të konfirmuara

Radio-Ahireti