hoxhaj:-kurti-fitoi-me-demagogji,-mashtrim-e-populizem

Hoxhaj: Kurti fitoi me demagogji, mashtrim e populizëm

Ai e ka krahasuar rritjen e madhe të Kurtit e VV me rastet e populistëve që para 10 viteve kishin fituar në Greqi e Itali por që shpejt i kishin zhgënjyer qytetarët.

”Ardhja e Kurtit në pushtet, është në kuadër të triumfit që populizmi ka pasur në këto tri vitet e fundit. Unë kam parë se si partitë populiste kanë fituar në Greqi. Rezultati zgjedhor dhe fitorja e VV-së më shumë është në kuadër të trendëve globale e rajonale të rritjes së populizmit të partive që përdorin demagogjinë, mashtrimin, të jenë të një retorike më agresive”. tha Hoxhaj për Klan Kosova.

”Kjo ndodhë kur brenda një sistemi politik, sistemi politik lodhet, ka jostabilitet, ka pabarazi ekonomike. Ka rritje të demografisë, dhe e tëra përkthehet në një rezultat zgjedhor, që rezultate të tilla të njëjta kam parë në 10 vjetët e fundit kudo”.

Ai tha se trendet e populizmit europian e kanë prekur edhe Kosovën por njëjtë si në Europë, siç tha Hoxhaj, edhe në Kosovë kjo frymë bie shpejt.

”Jam i sigurt që kjo do të ndodhë. Jam i sigurt që PDK do të rikthehet si subjekt i parë politik në vend. Në 2014 fitorja jonë ka qenë e pastër kundër të gjithë rivalëve tanë politikë, por ndaj të gjithëve”.

 

TË ngjajshme

Ambasadori francez në Beograd: Ka kushte speciale për liberalizim, Kosova nuk i ka plotësuar

Radio-Ahireti

Tërmkolli: Rugova dhe Demaçi janë personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit

Radio-Ahireti

Hoti: LDK punon e nuk flet me megafon si në regjimet e mëparshme

Radio-Ahireti

Abdixhiku në konsulta me deputetët e LDK-së, para takimit me Kurtin e Osmanin

Radio-Ahireti

Rrahje në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë

Radio-Ahireti

Haxhiu dënon gjuhën e Kastratit: Në këtë Republikë s’ka vend për seksista!

Radio-Ahireti