hoxhaj:-nuk-bejme-koalicion-me-vv-ne,-qeverine-e-udheheqim-ne

Hoxhaj: Nuk bëjmë koalicion me VV-në, Qeverinë e udhëheqim ne

Ai ka pohuar se VV-në nuk e shohin si partner në qeveri.

“Nuk hymë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje meqë kemi dallime të mëdha. Nuk mund të hymë në koalicion me një parti politike që Shtëpisë së Bardhë i thotë herë e kuqe herë e verdhë.

Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike, por kemi parime. Nuk mund të hymë në koalicion pa parime të qarta, me asnjë subjekt politik sepse këtë e kemi provuar me disa subjekte politike. Nuk pranojmë nga të tjerët politikë joparimore dhe sjellje jo shtetërore sikurse kemi parë në këto vitet e fundit”, tha Hoxhaj në Rubikon.

Ai ka thënë se PDK do të jetë ajo që do ta drejtojë Qeverinë e re, për të cilën ajo vet do ta zgjedhë partnerin për qeverisje.

“Jemi shumë të qartë sepse kemi dallime të mëdha, politike, ideologjike, programore. LVV demonizon sektorin privat, do që t’i rrisë taksat dhe këto janë çështje të rëndësishme. Qeverinë e udhëheqim ne. Sikurse kemi përzgjedh partnerët nga viti 2007 deri më 2019, edhe pas 14 shkurtit PDK do t’i përzgjedh partnerët”.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, ku kandidatë për kryeministër janë Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Albin Kurti nga VV.

TË ngjajshme

Imri Ahmeti mohon se po zhvillohet aksion policor në Komunën e Lipjanit, a ka të arrestuar?

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Radio-Ahireti

Varhelyi: Ballkani Perëndimor qasje të shpejtë te vaksina antiCovid

Radio-Ahireti

Elezi: Numërimi i votave nga diaspora fillon brenda disa ditëve

Radio-Ahireti

Rama thotë se 50 përqind e popullsisë në Shqipëri do të vaksinohen deri në qershor

Radio-Ahireti

Video/ Prostituta ofron të bijën e mitur dhe shoqen e saj për 5 mijë lekë

Radio-Ahireti