imri-ahmeti-mohon-se-po-zhvillohet-aksion-policor-ne-komunen-e-lipjanit,-a-ka-te-arrestuar?

Imri Ahmeti mohon se po zhvillohet aksion policor në Komunën e Lipjanit, a ka të arrestuar?

Ameti ka thënë për lajmi.net, se ai gjendet në zyre dhe askush nuk ka qenë aty.

“Unë nuk kam asnjë lloj informacioni as zyrtar as privat, nuk e di çka është duke ndodhur. Në administratë jam në zyre, askush nuk ka ardhur as nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Ahmeti.

Edhe pse një nga drejtorët në këtë komunë, e ka konfirmuar aksionin e policisë për media, Ahmeti ka thënë se nuk e di se ku ka pasur aksion të policisë.

“Nuk e di ku ka qenë ai aksion, unë në komunë jam, nuk ka asnjë lloj aksioni”, tha tutje Ahmeti.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Lipjanit Shefqet Amerllahu ka thënë se nuk ka informacione nëse dikush është arrestuar.

“Policia ka pasur një aksion edhe në komunën tonë por, zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë janë në punë, ndërkaq për arrestime në sektorë të tjerë nuk kam informacione”, ka thënë Amerllahu. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”

Radio-Ahireti

Numërohen të gjitha votat edhe në Prizren, VV bindshëm e para

Radio-Ahireti

“Ku e more ti aktakuzën para Liburn Aliut?” – Debat mes Miftarajt dhe Tomë Gashit

Radio-Ahireti

Ministri malazez i Drejtësisë përkrah Serbisë: Haga fshehu krimet ndaj serbëve në Kosovë

Radio-Ahireti

​Kolumbi: 12 të vdekur nga fundosja e dy anijeve me pasagjerë

Radio-Ahireti

Varhelyi: Ballkani Perëndimor qasje të shpejtë te vaksina antiCovid

Radio-Ahireti