instagram-sjell-nje-ndryshim-te-ri

Instagram sjell një ndryshim të ri

Instagram është duke punuar në një veçori për bizneset dhe influencerët. Aplikacioni do të shtojë një panel profesional ku bashkohen të gjitha mjetet e biznesit në një hapësirë të dedikuar në aplikacion.

Paneli i ri është për këdo që përdor Instagram në mënyrë profesionale dhe ofrohet për llogaritë e biznesit dhe krijuesve. Krijuesit do të shohin bashkëpunimet e tyre dhe funksionet e tjera të monetizimit ndërsa një restorant apo biznes mund të gjurmojë më mirë reklamat dhe të përdorë funksionet e shitblerjes, transmeton Lajmi.net.

Paneli gjithashtu tregon informacione analitike së bashku me lidhje për tutoriale dhe artikuj të tjerë të dobishëm. Funksionet që përmendëm nuk janë diçka e re për Instagram por tani do ti gjeni në një hapësirë të vetme.

Kohët e fundit aplikacioni ka shtuar vazhdimisht opsione për ata që përdorin platformën për blerje. Platforma është kritikuar nga përdoruesit e saj më popullor sepse nuk ofron mënyra për të fituar para. /Lajmi.net

TË ngjajshme

A e dini sa njerëz në botë përdorin iPhone?

Radio-Ahireti

Apple lajmëron event me datën 20 prill – iPad i ri dhe pajisje të tjera pritet të prezantohen

Radio-Ahireti

Youtube gjobitet me 170 milionë dollarë për shkelje ligji

Radio-Ahireti

Prapë paditet Apple, po i ngadalëson qëllimisht iPhone-ët

Radio-Ahireti

iPhone 13 do të jetë telefoni me 1TB hapësirë

Radio-Ahireti

Për t’i mbrojtur sytë, Google po sjell “dark mode”

Radio-Ahireti