investim-i-turqise,-rama:-spitali-i-fierit-do-te-kete-nje-teknologji-bashkekohore

Investim i Turqisë, Rama: Spitali i Fierit do të ketë një teknologji bashkëkohore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe zyrtarë të tjerë vizituan kantierin e ndërtimit të spitalit të Fierit, i cili po ndërtohet me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke publikuar një video në rrjetet sociale nga inspektimi, kryeministri Rama shkruan se një personel prej 50 personash, si menaxherë, mjekë e infermierë turq do të punojnë në këtë spital së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

Rama shkruan se spitali në fjalë do të jetë një qendër e transferimit të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që sipas tij, pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë.

“Do jetë një skemë fantastike e transferimit të dijes dhe këtë model këtu që do ta implementojmë siç e kanë ata (Turqia), do ta shtrijmë pastaj me autonominë spitalore që do përdoret këtu si (projekt) pilot, që pagat të jenë paga që varen nga performanca dhe kontributi”, tha Rama gjatë inspektimit.

Gjatë këtij inspektimi të pranishëm ishin edhe dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ministrja Manastirliu tha se mjekët dhe infermierët do të vijnë nga Turqia “për të bërë transferimin e dijeve dhe teknologjisë”.

“Ky spital do të ketë një teknologji bashkëkohore për sa u përket pajisjeve dhe aparaturave të cilat janë porositur dhe besoj që rreth fundit të marsit do të vijnë”, u shpreh Manastirliu.

Kujtojmë se ndërtimin e një spitali në Fier e premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, ndërkohë, punimet po realizohen nga kompania YDA Group.​​​​​​​

The post Investim i Turqisë, Rama: Spitali i Fierit do të ketë një teknologji bashkëkohore appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

OKB: Në Sudanin e Jugut 8.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare

Radio-Ahireti

Miliona e festojnë Vitin e Ri Persian në të gjithë botën

Radio-Ahireti

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Radio-Ahireti

Brenda një dite 649 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19

Radio-Ahireti

Zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit

Radio-Ahireti

Ministri Vitia paralajmëron ashpërsim të masave anti-COVID

Radio-Ahireti