ipk-arrestoi-nje-person-nga-stafi-civil-i-policise

IPK arrestoi një person nga stafi civil i Policisë

IPK ka njoftuar se të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

56 pacientë të prekur me COVID-19, 10 prej tyre në gjendje të rëndë

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Radio-Ahireti

Vlora Çitaku i reagon BE-së pas paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Hipokrizia ka emër

Radio-Ahireti

Vendi që u godit nga më shumë se 50 mijë tërmete në tri javët e fundit

Radio-Ahireti

Gruaja e Thaçit surprizohet me fotografinë e bashkëshortit për 8 Mars

Radio-Ahireti

Matoshi dyshohet të jetë infektuar me COVID-19, flet njëri nga deputetët që ishte ulur afër saj

Radio-Ahireti