Image default

IPK arreston edhe një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Lipjan

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve më 1 shkurt të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Lipjan.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të ankesës nga qytetari si dhe shkresat e rastit kanë ndërmarrë një mori veprimesh hetimore.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor të Lipjanit) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Siç njoftohet, arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

The post IPK arreston edhe një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Lipjan appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

KFOR-i nesër zhvillon një stërvitje me helikopterë të shumtë në mbarë Kosovën

Radio-Ahireti

Gjatë muajit shkurt 227 jetë të humbura nga COVID-19 në Idlib të Sirisë

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 314 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID-19

Radio-Ahireti

PZAP sot merr vendim për 9 partitë politike

Radio-Ahireti

Gjashtë viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Mësuesja nga Kosova pretendente për të thyer rekordin Guinness për herë të tretë

Radio-Ahireti