ish-keshilltari-i-thacit-tallet-me-politikat-sociale-te-kurtit:-rriti-edhe-pak-albin

Ish-këshilltari i Thaçit tallet me politikat sociale të Kurtit: Rriti edhe pak Albin

Behramaj ka ironizuar me këtë fakt, duke thënë se aktualisht, qeveria ndanë 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, e nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive, shkruan lajmi.net.

“Rriti, rriti edhe pak Albin, mos i jep menjëherë argumente opozitës që t’i zhvlerësojnë politikat e tua sociale!”, ka shkruar Behramaj.

Postimi i plotë i tij:

Për Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për çdo fëmijë mes moshës 2 deri 16 vjeç.

Ndërsa, aktualisht, Qeveria ndan nga 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive (kopetë e këtyre të fundit arrijnë deri në mbi 1 mijë krerë vetëm të një pronari). Madje, edhe për çdo therje të gjedhit në thertore të licencuara, Qeveria aktualisht ndan nga 75 euro për krerë.

Rriti, rriti edhe pak Albin, mos i jep menjëherë argumente opozitës që t’i zhvlerësojnë politikat e tua sociale!. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Blerim Shala: Shpikja ‘’Neutraliteti ndaj statutit të Kosovës’’, nuk është aspak neutral

Radio-Ahireti

“Kurti do ta mbyllë vendin të hënën, nga ora 18:00 do ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve”

Radio-Ahireti

Përfundon numërimi i votave në Viti, LVV fiton bindshëm

Radio-Ahireti

Abdixhiku tallet me Bislimin: Nuk lëvizen raftet në Qeveri për të gjetur dokumente

Radio-Ahireti

​Slloveni, numri i të vdekurve në janar për 1/3 më i lartë se në muajin e njëjtë të 2020-ës

Radio-Ahireti

Vjosa Osmani para Konjufcës, merr afro 45 mijë vota veç në Prishtinë

Radio-Ahireti