islam-pacolli-i-akr-se:-kqz-duhet-te-lejoje-rinumerimin-e-plote,-kjo-nuk-ka-alternative

Islam Pacolli i AKR-së: KQZ duhet të lejojë rinumërimin e plotë, kjo nuk ka alternativë

Pacolli, i cili ishte edhe kandidat për deputet, ka thënë se procesi zgjedhor i 14 shkurtit ka nevojë për legjitimitet

“Shpallja e rezultateve përfundimtare, respektivisht procesi i ankimimit nxori në dritë manipulime të theksuara, kryesisht brenda llojit. Rinumri i vetëm disa pakove nga ankesat individuale të kandidatëve për deputetë nga QNR sipas vendimeve të PZAP vuri ne dritë se procesi zgjedhor megjithatë si tërësi është i përcjellur me probleme të theksuara”.

“Pra, qartësisht ka deformim të vullnetit qytetarë dhe jo të gjithë ata që në fakt janë në prag të certifikimit si deputet kanë legjitimitet popullorë të fituar. Deputetët kanë nevojë për legjitimitet qytetarë. Nuk mund të përfaqësohet qytetari nga deputeti manipulues e i pandershëm, përderisa kandidatët meritorë ngelin jashtë Kuvendit- si pasojë e manipulatorëve”.

“Procesi ka nevojë për legjitimitet. Vetëm rinumërimi i tërësishëm mund të garantojë pacenushmërinë e vullnetit qytetarë. Prandaj, KQZ duhet të lejojë rinumërimin. Kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

TË ngjajshme

Gërvalla në takim me Kosnett: SHBA-të janë partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

Radio-Ahireti

Sa shqiptarë kanë leje-qëndrimi në shtetet e BE-së?

Radio-Ahireti

Tërmkolli: U realizua plani i Akademisë serbe, LDK ka rënë në duar të Soros-istëve e pakurrizorëve që e quanin veten rugovistë

Radio-Ahireti

Ramush Haradinaj nis zyrtarisht fushatën nga Prizreni: Sot do të hapim një kapitull të ri të së ardhmes

Radio-Ahireti

Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori të fshatit Pousk në Prizren

Radio-Ahireti

Zyberaj kërkon mos të vonohet formimi i institucioneve: Me LDK-në synojmë t’i fitojmë zgjedhjet

Radio-Ahireti