israja-dhe-mi’raxhi-eshte-dhurate-per-besimtaret

Israja dhe Mi’raxhi është dhuratë për besimtarët

Israja dhe Mi’raxhi ishte një dhuratë e madhe dhe e këndshme për Muhammedin a.s. Mirëpo, vallë, a thua ishte kjo si ekskluzivitet vetëm për të apo ishte edhe për besimtarët që e ndiqnin, respektivisht për ummetin e tij?

Unë mendoj se, jo vetëm Israja dhe Mi’raxhi, por vetë Muhammedi a.s. është dhuratë për besimtarët dhe për tërë njerëzimin. Në dritën e kësaj duhet të shikohen edhe ngjarjet që kanë ndodhur me vetë Muhammedin a.s. Gati të gjitha ato i dedikohen njerëzimit!

Roli i Mi’raxhit te besimtarët ishte që t’i fuqizojë shpirtërisht dhe njëkohësisht t’i përgatis fizikisht për një ngjarje tjetër madhore, brenda një kohe të shkurtër pasuese, siç ishte Hixhreti. Përmes Mi’raxhit dhe syve të Pejgamberit a.s., besimtarët panë botë dhe vlera të tjera të larta, shumë më të çmueshme dhe më të pasura, se sa ato që u dashtë t’i lënë në Mekë me rastin e shpërnguljes në Medine.

Sot, Mi’raxhi është e njëjta dhuratë për besimtarët, me çka do të mund të ndryçonin shumë aspekte të jetës dhe të botëve që i rrethojnë. Për hajr kjo natë e madhe e Israsë dhe Mi’raxhit!

TË ngjajshme

Në vend të vetëpëlqimit, të lëmë puna të flas për ne…

Radio-Ahireti

Duhet ta mbrojmë familjen nga tjerët, por edhe nga vetë ne!

Radio-Ahireti

Kthehu dhe falu përsëri, sepse namazi yt është i pavlefshëm!

Radio-Ahireti

Kur’ani, pasuria dhe lumturia jonë!

Radio-Ahireti

Ramazani paraqet një mundësi, nxitoni drejt Xhennetit

Radio-Ahireti

Nata e Beratit, mundësi për reflektim dhe vetëllogaritje

Radio-Ahireti