israja-dhe-mi’raxhi-eshte-ngjarja-me-madhore-qe-teston-imanin-tone…

Israja dhe Mi’raxhi është ngjarja më madhore që teston imanin tonë…

Israja dhe Mi’raxhi është një nga mrekullitë më të mëdha të Muhammedit a.s. dhe që përmendet edhe në Kur’anin fisnik. Kjo ngjarje nuk qe ngushëllim dhe inkurajim vetëm për Pejgamberin a.s., por edhe për besimtarët dhe ndjekësit e tij. Një gjë e tillë vlen edhe për ne sot, për kohën tonë me plotë sprova. Ndër të shumtat e çështjeve që mund t’i veçonim si porosi dhe mesazhe nga Israja dhe Mi’raxhi, do të thoshim se kjo ngjarje është pika kulmore e bashkëbisedimit ndërmjet Krijuesit dhe krijesës, ndërmjet All-llahut dhe robit të Tij, respektivisht pejgamberit Muhammed a.s. Allahu i Madhërishëm ka folur me shumë profetë, në forma, mënyra dhe vende të ndryshme, sikur që, në një farë forme, flet çdo ditë edhe me besimtarët, kur ata janë të lidhur me të në namazet e tyre.

Kjo e folur e Zotit me njeriun na kujton faktin se edhe njeriu duhet të jetë komunikativ dhe të flas me të tjerët, sidomos me më të afërmit e familjes, siç janë prindërit, familja, bashkëshortja, djali, vajza, motra e vëllai, etj. Jo vetëm kaq, por kjo e folur duhet të karakterizohet për nga kualiteti, origjinaliteti, afërsia dhe ngrohtësia.

Israja dhe Mi’raxhi është ngjarja më madhore që teston imanin tonë sa herë i kthehemi Kur’anit fisnik. Nesër mbrëma do ta shënojmë e do ta përkujtojmë, inshallah, këtë natë dhe ngjarje të madhe!

Mehas Alija

TË ngjajshme

Mos e tradhtoni amanetin që vetë e keni kërkuar

Radio-Ahireti

Lutja për një vëlla në mungesë,është mënyra më e mirë për të vendosur dhe mbajtur lidhje miqësore

Radio-Ahireti

Dhikri, abdesi dhe shoqëria e mirë janë mbrojtja më e mirë nga shejtani

Radio-Ahireti

Sinqeriteti dhe vërtetësia

Radio-Ahireti

Ajeti më shpresëdhënës në Kuran!

Radio-Ahireti

Ramazani paraqet një mundësi, nxitoni drejt Xhennetit

Radio-Ahireti