italia-kalon-100-mije-viktimat-nga-covid-19,-rreth-14-mije-raste-te-reja-ne-24-ore

Italia kalon 100 mijë viktimat nga Covid-19, rreth 14 mijë raste të reja në 24 orë

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 13 902 në 184.684 tamponë të kryer.

Ditën e sotme vendi tejkaloi pragun e zi të 100 mijë viktimave, një vit pas fillimit të përhapjes së virusit të SARS-CoV-2. Italia është vendi i parë në Europë që kalon këtë shifër.

Autoritetet italiane njoftuan për 318 viktima në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 207. Në ulje numri i të infektuarve, 13902, rezultat i një numri pothuajse të përgjysmuar testimesh gjatë ditës së dielë.

Ndërkohë, ekziston mundësia që vendi të mbyllet totalisht për tri javë, për të favorizuar fushatën e vaksinimit masiv të popullsisë, por deri më tani ekzekutivi i Mario Draghi nuk është shprehur zyrtarisht./bw

The post Italia kalon 100 mijë viktimat nga Covid-19, rreth 14 mijë raste të reja në 24 orë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Në orën 14:30 mblidhet Kryesia e Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Radio-Ahireti

Teologu i Kishës Suedeze: Edhe të krishterët mund ta pranojnë Muhamedin si profet

Radio-Ahireti

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, Osmani: Jemi duke pritur që ta marrim pagën e janarit

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë arrijnë 93.3 miliardë dollarë në dhjetor

Radio-Ahireti

Pas një pritje të gjatë, hapet xhamia e parë në Tompkins

Radio-Ahireti