Image default

Izraeli arreston 13 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera brenda natës në Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë njërin nga figurat kryesore të Hamasit, Faze’ Sawafteh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se arrestimet u kryen në qytetet Tubas, Jenin, Kudsin Lindor, Bayt Lahm dhe El-Khalil.

Faze ‘Sawafteh, njëri nga figurat kryesore të Hamasit, është në mesin e të arrestuarve, tha për AA Fuad al-Khafash, drejtori i qendrës “Ahrar” që merret me studime rreth të burgosurve dhe të drejtave të njeriut.

47-vjeçari Sawafteh është arrestuar edhe më herët nga ushtria izraelite dhe shërbeu më shumë se 12 vjet në burgjet izraelite.

Hamas, që qeverisë me Gazën, ka paralajmëruar më parë për planet izraelite për të organizuar një fushatë arrestimi masiv kundër grupit të rezistencës para zgjedhjeve palestineze të parapara të mbahen më vonë këtë vit.

Gjatë muajit të kaluar, disa anëtarë të Hamasit u arrestuan në bastisjet izraelite, ndërsa grupi palestinez paralajmëroi se arrestimet izraelite synojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet palestineze dhe të ndikojnë në rezultatin zgjedhor.

Hamas gjithashtu akuzoi autoritetet izraelite për kërcënimin e anëtarëve të saj nga inteligjenca izraelite se do të burgosen nëse garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Palestinezët duhet të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar më 31 gusht.

Zgjedhjet e fundit legjislative u mbajtën në 2006 në të cilat Hamas fitoi shumicën.

The post Izraeli arreston 13 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 72 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Turqia i dhuron pajisje ushtarake Ushtrisë së Gjeorgjisë

Radio-Ahireti

Votuesit nga diaspora të shqetësuar se mund të manipulohet me votat e tyre

Radio-Ahireti

18 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë si dhe zgjedhjen e presidentit

Radio-Ahireti

Gjashtë viktima dhe 392 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti