izraeli-kufizon-palestinezet-qe-te-falin-xhumane-e-pare-te-ramazanit-ne-al-aksa

Izraeli kufizon palestinezët që të falin xhumanë e parë të Ramazanit në Al-Aksa

Në ditën e veçantë të lutjeve, Izraeli kufizoi palestinezët nga Xhamia Al-Aksa e Kudsit për ata që kanë marrë vaksinë kundër COVID-19, edhe pse nuk ka doza të mjaftueshme në dispozicion, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet izraelite fillimisht lejuan qindra palestinezë nga Bregu Perëndimor i okupuar me leje speciale për të hyrë në Kuds për namazin e parë të xhumasë në muajin e shenjtë musliman të Ramazanit.

Por, Izraeli gjithashtu përcaktoi se ata që duan të kryejnë lutjet duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID-19, e cila i ndaloi mijëra besimtarë të falnin namazin.

Sasitë e vaksinave në Bregun Perëndimor janë të pamjaftueshme, pasi vaksinimi është i kufizuar për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeç, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Përleshjet u përshkallëzuan midis palestinezëve dhe policisë izraelite në pikën e kontrollit Qalandia, pasi shumica e palestinezëve nuk kanë mundur të marrin vaksinën.

“Neve nuk na u lejua të hynim në Kuds dhe të falemi në Al-Aksa”, tha banorja palestineze, Samya Abdel-Aziz për AA, duke shtuar se: “Izraeli përdor vaksinën e koronavirusit për të kufizuar besimtarët që të hyjnë në Al-Aksa dhe ta zbrazin atë me qëllim që ta kontrollojnë”.

“Ne mbështesim të drejtën tonë për xhami dhe kërkojmë ndërhyrje ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut për të parandaluar shtetin okupues (Izraelin)”, tha ajo.

Në Rripin e Gazës, Izraeli nuk i lejoi banorët të shkonin drejt Xhamisë Al-Aksa për lutje.

Për vite, adhurimi në Al-Aksa ka qenë i kufizuar për banorët e Kudsit Lindor të okupuar dhe qyteteve arabe në Izrael.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën ‘Mali i tempullit’, duke pretenduar se aty ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ndërkaq në vitin 1980 aneksoi të gjithë qytetin, lëvizje kjo e cila nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar. /aa

The post Izraeli kufizon palestinezët që të falin xhumanë e parë të Ramazanit në Al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

SHBA heq dorë nga pezullimi i vaksinës Johnson & Johnson

Radio-Ahireti

Jeta e përditshme e migrantëve në BeH, larja në ujë të ftohtë me temperatura nën zero

Radio-Ahireti

“2001 FO 32”, asteroidi më i madh që kalon afër Tokës, 21 Mars

Radio-Ahireti

Ende asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike për moscertifikimin e listave zgjedhore

Radio-Ahireti

Siria merr dërgesën e parë të vaksinave nga Covax

Radio-Ahireti