izraeli-miraton-ligjin-qe-lejon-zbulimin-e-emrave-te-njerezve-te-pa-vaksinuar

Izraeli miraton ligjin që lejon zbulimin e emrave të njerëzve të pa vaksinuar

Ligji, i miratuar me 30 vota pro dhe 13 kundër, lejon autoritetet lokale, Drejtorinë e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe disa punonjës të Ministrisë së Çështjeve Sociale të zbulojnë emrat e këtyre personave, adresat e tyre dhe numrat e telefonit.

Dispozita, e cila do të hyjë në fuqi për tre muaj ose derisa të mbarojë pandemia, synon të lejojë autoritetet të inkurajojnë njerëzit të vaksinohen duke iu drejtuar atyre personalisht, tha parlamenti.

Dy doza të vaksinave Pfizer dhe BioNTech janë marrë tashmë nga më shumë se tre milionë qytetarë në Izrael ose rreth një e treta e rreth nëntë milionë banorëve të këtij vendi.

Kjo është arsyeja pse hapja e tretë që nga fillimi i pandemisë hyri në fuqi të dielën. Qendrat tregtare dhe dyqanet e rrugëve janë hapur për të gjithë qytetarët.

Disa vende janë të hapura, megjithatë, vetëm për ata që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës ose janë rikuperuar nga COVID-19 dhe kanë një certifikatë për këtë qëllim.

Qeveria thekson se qëllimi është të vaksinohen 6.2 milionë njerëz deri në prill.

Më shumë se 760.000 raste të COVID-19, duke përfshirë më shumë se 5.600 vdekje, janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.

TË ngjajshme

OBSH: Mbi 461 mijë raste të reja për 24 orë në botë

Radio-Ahireti

Dyshimet për vjedhjen e votave, Prokuroria ndalon dy persona

Radio-Ahireti

Beogradi i vazhdon kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Radio-Ahireti

Ganimete Musliu: Kurti e Osmani sot ikën nga Veriu si pula të lagura

Radio-Ahireti

Pamje brenda banesës së vjetër të Albin Kurtit

Radio-Ahireti

Zgjedhjet e reja të mundshme, shkatërruese për ekonominë

Radio-Ahireti