izraelitet,-stervitje-ushtarake-mbi-te-mbjella-paletineze

Izraelitët, stërvitje ushtarake mbi të mbjella paletineze

Ushtria izraelite shkatërroi 1,800 dynum fusha bujqësore palestineze gjatë stërvitjeve ushtarake në Luginën Jordan në lindje të Bregut Perëndimor të okupuar, raportojnë mediat.

Zyrtari lokal Mutez Bessarat tha për AA se forcat izraelite patën një stërvitje të madhe ushtarake duke përdorur tanke dhe automjete të blinduara.

“Automjetet e ushtrisë izraelite shkatërruan 1,800 dynum të fushave palestineze të mbjella me grurë, elb dhe drithëra të tjerë. Qëllimi i këtyre stërvitjeve ushtarake izraelite është ta bëjnë jetën edhe më të vështirë për popullatën lokale palestineze, të gjitha me qëllim që të realizojnë planet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të paligjshme hebraike,” tha Bessarat.

Ai tha se ushtria izraelite përdori armë zjarri dhe municion gjatë stërvitjeve dhe se popullata lokale palestineze kishte frikë.

Lugina e Jordanit është e gjatë 120 kilometra dhe e gjerë 15 kilometra, dhe shtrihet përgjatë kufirit të Bregut Perëndimor dhe Jordanisë. Ajo përbën gati një të tretën e sipërfaqes së Bregut Perëndimor dhe është shtëpia e rreth 65,000 palestinezëve dhe 13,000 kolonëve hebrenj.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi vitin e kaluar se Izraeli do të deklarojë aneksimin e Luginës Jordan dhe do të ndërtojë vendbanime të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar.

The post Izraelitët, stërvitje ushtarake mbi të mbjella paletineze appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Votuesit nga diaspora të shqetësuar se mund të manipulohet me votat e tyre

Radio-Ahireti

Italia kalon 100 mijë viktimat nga Covid-19, rreth 14 mijë raste të reja në 24 orë

Radio-Ahireti

Quni: Jam kandidat për kryetar të LDK-së

Radio-Ahireti

Mesazhi i Biden për migrantët: Mos ejani këtu

Radio-Ahireti

Ish i burgosuri në Serbi rrëfen tmerrin që përjetoi: Na i lidhnin duart me litarë që futeshin në mish

Radio-Ahireti

Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë edhe për arsimtarët

Radio-Ahireti