japonia-ofron-19-milione-dollare-ndihme-per-myslimanet-arakanas

Japonia ofron 19 milionë dollarë ndihmë për myslimanët arakanas

Japonia do të sigurojë një ndihmë emergjente prej 19 milionë dollarësh për myslimanët arakanas (rohingianë) për të përmbushur nevojat e tyre ushqimore dhe shëndetësore.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, mbështetja financiare do të sigurohet për myslimanët rohingianë të arratisur nga shtypja dhe persekutimi në shtetin Arakan të Mianmarit.

Në këtë kontekst, Japonia do të sigurojë ndihmë emergjente prej 19 milionë dollarë për myslimanët arakanas përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit (IOM).

Granti japonez parashikon furnizimin e 58 spitaleve dhe institucioneve shëndetësore në Mianmar dhe Bangladesh me pajisje mjekësore e shëndetësore, si dhe ndihma ushqimore për 600 mijë nevojtarë në të dyja vendet.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve që janë strehuar në Bangladesh duke u arratisur nga shtypja dhe persekutimi në Arakan pas gushtit 2017, ka arritur në 900 mijë./trt

The post Japonia ofron 19 milionë dollarë ndihmë për myslimanët arakanas appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Bota shikon shkatërrimin dhe gjakderdhjen prej 10 vitesh në Siri

Radio-Ahireti

Izraeli rrënon 3 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

Radio-Ahireti

Presidenti Erdoğan shpallet “Personaliteti Global Musliman” i vitit 2020

Radio-Ahireti

Pas Haris Kelmendit IPK arreston edhe një zyrtar për keqtrajtimin e 18-vjeçarit

Radio-Ahireti

Gjashtë viktima dhe 587 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Abazoviq: Më 31 mars BE-ja furnizon Malin e Zi me vaksina

Radio-Ahireti