jashari-me-ceremoni-te-vecante-nderon-fituesen-e-rekordit-guiness

Jashari me ceremoni të veçantë nderon fituesen e rekordit Guiness

Komuna e Skenderajt, sot ka organizuar cermoni në nderim të rekorderes Arbnora Fejza Idrizi, e cila me realizimin e mozaikut me të madh origami në botë, flamurin e Republikës së Kosovës, hyri në librin e rekordeve botërore Guiness.

Në këtë organizim i pari i komunës, Bekim Jashari, tha se Fejza Idrizi, me realizimin e këtij mozaiku vendosi Kosovën si dhe Komunën e Skenderajt, për herë të tretë në librin Guiness.

Jashari tutje theksoi se në vazhdimësi ka qenë përkrahës ndaj artisteve të tillë, duke shtuar se mbështetja për talentet e rinjë të cilët kanë ide kreative nuk do të mungoj asnjëherë.

“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi kam ofruar përkrahje për Arbnoren dhe projektet e saja që i ka planifikuar, duke tentuar kështu që ne si komunë të jemi shtytës për realizmin e projekteve të tilla kreative. Kështu unë gjithmonë do të jem afër të rinjve dhe çdo qytetari të komunës sonë, i cili ka ide kreative, të cilat kanë nevojë për mbështetje tone”, tha Jashari.

Drejtuesi i komunës, Bekim Jashari, artisten Fejza Idrizi, në emër të komunës, e nderoi me një shumë simbolike prej 500 euro, mirënjohje për kontributin e saj si dhe i dhuroi stemën e komunës.

Rekorderja Arbnora Fejza Idrizi, u shpreh shumë e lumtur me suksesin që ka arritur, me realizimin e projektit të saj për të cilin kishte punuar pothuajse 1 vit e gjysmë.

Ajo u shpeh falenderuese ndaj Kryetarit Jashari, donatorëve që e ndihmuan si dhe nxënësve, ku për të gjithë përkrahësit ndau mirënjohje.

Fejza-Idrizi në këtë organizim bëri dorëzimin e certifikatës origjinale të konfirmimit të rekordit Guiness, e cila do të vendoset në një hapësirë meritore brenda objektit të komunës, në mënyrë që qytetarët të shohin suksesin e arritur të artistes.

Në fund të kësaj ceremonie Kryetari Jashari së bashku me rekorderen Fejza Idrizi, bënë homazhe edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

The post Jashari me ceremoni të veçantë nderon fituesen e rekordit Guiness appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Një polic plagos dy qytetarë në Dragash

Radio-Ahireti

Franca dhe Gjermania, thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë në kufijtë e Ukrainës

Radio-Ahireti

Emigrantët, Turqia kundër FRONTEX: Ju e kthyet Mesdheun në varrezë

Radio-Ahireti

Të gjithë shtretërit e Klinikës Infektive kyçen në sistem qendror me oksigjen

Radio-Ahireti

Pesë deputetë të mundshëm nga komunitetet konfirmojnë votën për Qeverinë Kurti

Radio-Ahireti

Kurti për ligjin për konfiskim të pasurisë: Do të marrë fund epoka ku dominonte parulla “Rroga e vogël, fitimi i madh”

Radio-Ahireti