“jerusalemi-real-i-kosoves-dhe-shqiptareve-eshte-mitrovica”

“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”

Lushi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se popujt kanë aleatë, “por Jerusalemin nuk mund ta kenë jashtë trojeve dhe shpirtit të tyre”.

Reagimi i tij vjen pas ngjalljes së debatit nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për rishikimin e vendimit të zhvendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, në rast se BE e cakton si kriter për integrim çështjen e saj.

Bashkimi Evropian, më 2 shkurt të vitit 2021, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

Ambasada turke në Prishtinë, kishte kundërshtuar më herët hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Po ashtu, edhe Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”.

TË ngjajshme

Osmani për fillimin e gjysmëvjetorit: Arsimi duhet të jetë prioritet mbi prioritete

Radio-Ahireti

22 rebelë pro iranianë të vrarë pas sulmeve amerikane

Radio-Ahireti

Këta janë politikanët kosovarë që drejtuan qeverinë pa garuar në zgjedhje

Radio-Ahireti

I dyshuari për krime lufte ndaj shqiptarëve, asambleist në Prishtinë

Radio-Ahireti

Vlora Çitaku i reagon BE-së pas paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Hipokrizia ka emër

Radio-Ahireti

Vaksinohen mbi 3.4 milionë banorë, Izraeli nis lehtësimin e masave antiCOVID-19

Radio-Ahireti