joe-biden:-ka-ardhur-koha-qe-trupat-amerikane-ne-afganistan-te-kthehen-ne-shtepi

Joe Biden: Ka ardhur koha që trupat amerikanë në Afganistan të kthehen në shtëpi

Joe Biden përmes një postimi në Facebook ka thënë se është koha që trupat amerikanë të kthehen në shtëpi.

Ndërsa, në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se duhet të përqëndrohen në sifdat e së ardhmen, në vend që të kthehen në luftë me talibanët.

“Ne shkuam në Afganistan për shkak të sulmeve të tmerrshme në 11 shtator që ndodhën 20 vjet më parë. Kjo nuk mund të shpjegojë pse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021. Në vend që të kthehemi në luftë me Talibanët, ne duhet të përqendrohemi në sfidat e së ardhmes”, shkroi ai.

Forcat amerikane kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja rrëzoi talibanët nga pushteti disa javë pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit, 2001 në SHBA nga Al-Kaida, e cila atëherë ishte e vendosur në Afganistan.

TË ngjajshme

Mbërrijnë në Maqedoni 10.530 vaksina Pfizer

Radio-Ahireti

Deputeti i PDK-së: Murat Jashari është i vetmi burrshtetas që plotëson kushtet për president

Radio-Ahireti

Parashikimi i motit për javën e parë të shkurtit

Radio-Ahireti

Mediat serbe: Haradinaj kërcënon Vuçiqin, ja çfarë do të bëjë nëse zgjidhet president

Radio-Ahireti

13 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Radio-Ahireti

Qe një javë në kujdes intensiv, vdes kosovarja që dyshohet se u rrah nga burri në Zvicër

Radio-Ahireti