johnson-&-johnson-fillon-te-furnizoje-bashkimin-evropian-me-vaksina

Johnson & Johnson fillon të furnizojë Bashkimin Evropian me vaksina

Shpërndarja e vaksinës me një dozë Johnson & Johnson në Bashkimin Evropian filloi të hënën.

Siç njoftoi zyrtarisht Komisionerja e Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore Stella Kyriakidou, ky hap i radhës do të ndihmojë në përshpejtimin e programeve të vaksinimit dhe BE do të mund të përmbushë objektivinpër të vaksinuar 70% të qytetarëve të rritur deri në fund të verës.

BE pret një total prej 55 milion doza të vaksinës deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha komisioneri i industrisë së BE Thierry Breton këtë muaj.

Në veçanti, vaksina Johnson & Johnson aktualisht po mbërrin në Belgjikë ku po transportohen36,000 doza. Megjithatë, vaksinimet do të fillojnë brenda pak ditësh kur përfundojnë edhe procedurat në lidhje me detajet materiale dhe teknike.

Një zëdhënës i Johnson & Johnson konfirmoi se kompania të hënën filloi dërgesat në vendet e BE si dhe Norvegji e Islandë, por nuk pranoi të komentonte mbi furnizimet për prillin dhe tremujorin e dytë.

Kompania njoftoi planet për të shpërndarë 200 milionë doza përgjatë në 2021 në BE, Norvegji dhe Islandë . Vaksinimi i parë me Johnson & Johnson pritet të mbahet të mërkurën . Pika e fortë e kësaj vaksine të re është se mjafton vetëm një dozë, që do të thotë se 36,000 doza janë të destinuara për një numër përkatës të qytetarëve. /abcnews

The post Johnson & Johnson fillon të furnizojë Bashkimin Evropian me vaksina appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Xhamia e Londrës siguron vakte iftari për punëtorët shëndetësorë, dhe ata në nevojë

Radio-Ahireti

Prag lufte civile?! Paralajmëron e dërguara e OKB në Mianmar: Vendi po rrëshqet në një shtet të dështuar

Radio-Ahireti

SHBA, Refugjatët nga Siria kujtojnë tmerret e luftës

Radio-Ahireti

Përfundon procesi i votimit në Shqipëri – KQZ, votuan mbi 45 për qind

Radio-Ahireti

Policia vazhdon me patrullime të rrepta, apelon për respektim të masave antiCovid

Radio-Ahireti

PZAP sot bën publike vendimet për mbi 200 ankesat e dorëzuara për rezultatin e zgjedhjeve

Radio-Ahireti