Ka qenë në vetëizolim, është infektuar me COVID-19 – e sëmura nga SHBA rrëfen përvojën e saj

4

Rachel Bramert nga Scharlotte në Karolinën e Veriut, ka qëndruar për tri javë në vetëizolim, kurse javën e kaluar e ka kuptuar se është infektuar me coronavirus.

Ajo beson se është infektuar duke prekur qeset e najlonit të ushqimeve të cilat i kishte porositur, transmeton Telegrafi.

“Mendoj që nuk i kam prekur”, ka deklaruar Rachel gjithmonë duke i shkuar mendja te gruaja që i kishte sjellë ushqimet e porositura.

Gjithashtu tha se nuk kishte bartur dorëza derisa i kishte marrë qeset e najlonit me ushqim.

Përveç kontaktit që kishte pasur me gruan që i kishte sjellë ushqimet, Rachel kishte vënë kontakte edhe me farmacistin kur për herë të fundit doli nga shtëpia.

“Kam qenë e sëmurë nga gripi, por ky nuk është grip. Është një përbindësh”, ka shtuar Rachel.

Kujtojmë që në SHBA deri më tani kanë humbur jetën mbi 22 mijë persona, si rezultat i infeksionit me COVID-19. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni