kanada,-asnje-akuze-per-policin-qe-vrau-muslimanin

Kanada, asnjë akuzë për policin që vrau muslimanin

Polici në Ontario të Kanadasë i cili qëlloi dhe vrau një 62-vjeçar musliman me një sëmundje mendore nuk do të përballet me asnjë akuzë penale, bëjnë të ditur mediat kanadeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qershorin e kaluar Ejaz Ahmed Choudry u qëllua dy herë në gjoks nga policia kur ai ishte në një “gjendje krize”, siç përshkruhet nga policja Sarah Patten, por drejtori i Njësisë Speciale të Hetimeve (SIU) Joseph Martino vendosi të veprojë në mënyrë të arsyeshme, njoftoi CBC News të martën.

Martino tha se babai i katër fëmijëve, me origjinë nga Pakistani, ishte i armatosur me një thikë kuzhine 20 centimetra kur policia mbërriti në vendngjarje dhe i bërtiti në anglisht që të hidhte armën.

Policët në vendngjarje menduan se personi në fjalë, i cili vuante nga një sëmundje mendore por ishte jashtë mjekimit, ishte në rrezik të vetë-dëmtimit, tha Martino.

Duke argumentuar se Choudry nuk e kuptonte siç duhet anglisht, avokati i familjes së tij i tha CBC-së se familja është “thellësisht e zhgënjyer” nga vendimi.

“Ejaz nuk bëri asnjë krim. Ai nuk meritonte asgjë nga këto”, tha avokati, duke shtuar se ai u vra brenda sekondave pasi policia hyri në apartament.

The post Kanada, asnjë akuzë për policin që vrau muslimanin appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Turqi, urdhër arrest për arrestimin e 44 pjesëtarëve të FETO-s

Radio-Ahireti

ShSKUK : Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

Radio-Ahireti

Putin dhe Merkel shënojnë përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Radio-Ahireti

OBSH: Ekipi që ishte në Kinë për origjinën e virusit hasi probleme për të marrë të dhëna

Radio-Ahireti

5 të vdekur dhe 97 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Nëse unë mund ta luftoj koronavirusin, mundeni edhe ju

Radio-Ahireti