Image default

Kandidatët për deputet më shumë vijnë nga bastionet e tyre regjionale

Partitë politike në vend, ndonëse kanë shtrirje të zgjeruar në tërë territorin e Kosovës, në përgjithësi i shfrytëzojnë disa nga bastionet e tyre regjionale. Njohësi i rrethanave politike në vend, Dorajet Imeri, konsideron se bastionet janë ato të cilat e mirëmbajnë një subjekt politik.

“Këto parti politike provojnë që ta ruajnë deri në një masë një bazë të elektoratit e cila nuk i la të rrëshqasë në humbjen e elektoratit të përgjithshëm. Pra, partitë politike e kanë ndjekë këtë logjikë, pra, ideja themelore qëndron në faktin si ta them të ruajtjes të masës elektorale nga që janë bastionet këto të cilat i mbajnë këto parti  politike.”, tha ai.

Është normale që partitë politike të tentojnë që nga vendet ku frekuenton anëtarësia e tyre, të kërkojnë përkrahje më të madhe, thotë opinionisti Blerim Burjani. Kjo situatë është shumë e qartë përderisa partitë politike synojnë të rrisin numrin e votave, sepse siç thotë Burjani, kjo është në interes të tyre.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja, përse nuk ka vullnet politik që të ketë sistem proporcional të zgjedhjeve.

“Po që se ka shumë zona elektorale në Kosovë ( që për mendimin tim, nuk ka nevojë më shumë se 7 zona) atëherë vota nuk do të mundë të koncentrohet sikurse me sistemin elektoral me një zonë. Pra, nuk mund të fitosh në të gjitha zonat, fitojnë vetëm ato partitë politike të cilat kanë anëtarësi më të madhe në shumë zona. Pra, ky është problemi kryesor që këta nuk janë pajtuar për të ndryshuar Ligjin për zgjedhjet” , tha ai.

Opinonistët nuk besojnë se legjislatura e ardhshme do të bëjë reformë zgjedhore. Sipas tyre, grupet elitare nuk e kanë këtë interes, pasi të njëjtit pretendojnë të marrin vota nga gjithë Republika.

TË ngjajshme

Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër puçit

Radio-Ahireti

Senati e shpall të pafajshëm Donald Trumpin për dhunën në Kapitol

Radio-Ahireti

Shpend Ahmeti: Unë seriozisht besoj që Kurti synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Radio-Ahireti

KQZ: Refuzohen 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime nga diaspora, aprovohen mbi 22 mijë të tjera

Radio-Ahireti

Apeli merr vendim për rastin e Shukri Bujës

Radio-Ahireti

Zemaj: Situata me COVID-19 është nën kontroll, përkujdesja ndaj pacientëve ka qenë e shkëlqyer

Radio-Ahireti