keds-apelon-per-kursim-te-rrymes

KEDS apelon për kursim të rrymës

Si rrjedhojë, janë shkaktuar mbingarkesa në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike.

KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale.

Por, kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje.

“Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mirë dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike”, apelon KEDS.

Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit

Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është maksimal që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Ajri sot në Prishtinë, i cilësisë mesatare

Radio-Ahireti

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë – por së pari drejtësi e punësim

Radio-Ahireti

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve

Radio-Ahireti

Shpërthen vullkani Etna

Radio-Ahireti

VV zhvleftëson fort rolin e Osmanit në rezultatin e zgjedhjeve: Do t’i fitonim 50 për qind edhe pa të

Radio-Ahireti

Kurti planifikon të zbatojë propozimin e një profesori nga Harvardi për arsimin në Kosovë

Radio-Ahireti