keds:-faturat-e-energjise-elektrike-deri-ne-maj-do-t’ju-vijne-me-lire

KEDS: Faturat e energjisë elektrike deri në maj do t’ju vijnë më lirë

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.

Pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.

Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve.

Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj.

Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.

Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e eneregjisë elektrike.

Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura.

Cmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.

 

The post KEDS: Faturat e energjisë elektrike deri në maj do t’ju vijnë më lirë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Erdoğan mesazh përkujtimi për Masakrën në Hoxhali

Radio-Ahireti

Masat e reja, Vitia: Jemi në gjendje të rëndë, varianti i ri britanik është më shpërndarës

Radio-Ahireti

Arrin në 19 mijë numri i vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

​Sot pritet të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës AstraZeneca

Radio-Ahireti

Në Parlamentin belg kërkohet që praktikat e Kinës kundër ujgurëve të njihen si “gjenocid”

Radio-Ahireti

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit, dhe ata që munguan në seancën konstituive

Radio-Ahireti