kercenuan-presidentin-italian-per-shkak-te-vaksinimit,-hetohen-dhjetera-persona,-mes-tyre-dy-shqiptare

Kërcënuan presidentin italian për shkak të vaksinimit, hetohen dhjetëra persona, mes tyre dy shqiptarë

Arsye e reagimeve të ashpra ishte vaksinimi i presidentit 80-vjeçar ndaj COVID-19, diçka kjo e patolerueshme për ambientet negacioniste, shpesh herë të ndërlidhura me ato anti-BE, ose të ekstremeve politike të majta dhe të djathta.

“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Uroj të afrohet varrimi yt”, janë vetëm disa nga mesazhet e shkruara, që detyruan prokurorinë Romës të hapë një hetim për të paktën 11 persona që janë tashmë të shoqëruar duke u kontrolluar kompjuterët, celularët dhe profilet në rrjetet sociale.

Të hetuarit vijnë nga qytete të ndryshme dhe kanë profile shpesh herë të papritur. Një kardiokirurg, por edhe një elektricist, një bloger por edhe një ekstremist i djathtë.

Mes tyre policia ka identifikuar, sipas gazetës La Repubblica, edhe dy shqiptarë, A.K dhe I.S, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo në Itali,  e parashikuar nga artikulli 278 i Codit Penal dhe që parashikon nga 1 deri në tre vite burg.

TË ngjajshme

Edhe një javë kohë për të tërhequr 10% të rimëkëmbjes nga Trusti

Radio-Ahireti

Rama: Po punojmë për të sjellë fabrikën e vaksinave në Shqipëri

Radio-Ahireti

SHBA: Tre mijë e 286 vdekje dhe 198 mijë e 218 raste me COVID-19 brenda 24 orësh

Radio-Ahireti

Ish-ushtari i UÇK-së tregon si kishin marrë nuse e kishin bërë dasmë mes luftimesh me serbët

Radio-Ahireti

Arriti të bëhet deputete pas vendimit të Supremes, Duda Balje: Zoti i bekoftë mediat e Kosovës

Radio-Ahireti

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti