kerkesat-e-studenteve,-plotesohen-disa-prej-tyre

Kërkesat e studentëve, plotësohen disa prej tyre

Parlamenti Studentor ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë marrë përgjigje që janë plotësuar disa nga kërkesat e tyre. Njëra ndër kërkesat e tyre është edhe zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor.

Pas një takimi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, drejtues të Parlamentit Studentor njoftuan se janë realizuar disa nga kërkesat e tyre; zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor. Kështu i tha Radio Kosovës Elbasan Geci.

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim, presin publikimin e vendimit zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave antiCOVID. Sipas UP-së, gjithashtu nuk është përcjell ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët. Kërkesat e studentëve ishin: zhvillimi i mësimit me prezencë fizike, lirimi nga pagesa për të gjithë studentët e nivelit Bachelor, hapja e bibliotekave, të lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master dhe Doktoraturës, studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e Ministrisë së Arsimit dhe disa të tjera që kanë të bëjnë me projekte për shkëmbimin e njohurive midis studentëve.

The post Kërkesat e studentëve, plotësohen disa prej tyre appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Nis “Defender Europe 21”, stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s ku merr pjesë edhe Shqipëria

Radio-Ahireti

Rusi – Policia arreston më shumë se 1 000 mbështetës të Navalnyt

Radio-Ahireti

Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës

Radio-Ahireti

Murati: Janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave

Radio-Ahireti

Gërvalla për “Planin Slloven”: Ide të tilla janë të rrezikshme, çojnë në konflikte të panevojshme

Radio-Ahireti

Zjarrvënie në një shkollë private për fëmijët myslimanë

Radio-Ahireti