keshilltari-i-kurtit-i-kunderpergjigjet-grenellit:-si-amerikan,-jam-krenar-qe-punoj-me-albinin-dhe-vv-ne

Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV-në

Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary i ka reaguar ish-përfaqësuesit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ky i fundit e ka kritikuar gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtin.

Grenell e ka cilësuar Kurtin si anti-amerikan dhe i ka bërë thirrje presidentit aktuale të SHBA-së, Joe Biden ta ndalë atë, transmeton Telegrafi.

“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, ka reaguar Chaudhary përmes llogarisë personale në Twitter.

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, ka thënë të martën se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti është anti-amerikan. Në një postim në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Kujtojmë se Chaudhary ishte pjesë e fushatës së Barack Obamas të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008. Ai gjithashtu ishte pjesë edhe e fushatës së demokratit, Bernie Sandersit në vitin 2016 gjersa ka punuar në Shtëpinë e Bardhë për dy vjet, 2009-2011.

The post Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV-në appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia

Radio-Ahireti

Në Mianmar vazhdojnë protestat, arrestohen disa zyrtarë të tjerë

Radio-Ahireti

Floyd po lutej për jetën e tij

Radio-Ahireti

Imami në Stamboll, i cili u bë ‘baba’ i narkomanëve

Radio-Ahireti

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme prioritet për LVV, shoqëria civile skeptike për rezultatet

Radio-Ahireti

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19

Radio-Ahireti