keshtu-u-fal-ne-kosove-namazi-i-teravise-se-pare

Kështu u fal në Kosovë namazi i teravisë së parë

Në xhamitë në Shqipëri dhe Kosovë është falur namazi i teravisë së parë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë besimtarëve të kryeqyteteve Tiranë dhe Prishtinë, por edhe të qyteteve të tjera, pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke marrë masa mbrojtëse janë tubuar nëpër xhami për të falur namazin e teravisë.

Si xhamitë e tjera në mbarë vendin, edhe në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë besimtarët muslimanë janë mbledhur së bashku për të falur namazin e teravisë së parë, por ata janë mbledhur në numër të kufizuar për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19 që ndalojnë grumbullimet masive.

Në Shqipëri aktualisht është në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i grumbullime masive.

Po ashtu edhe besimtarët muslimanë në mbarë Kosovën kanë falur namazin e teravisë. Besimtarë të shumtë janë bërë pjesë e namazit të teravisë së parë edhe në xhaminë e “Jashar Pashës” në Prishtinë.

Për shkak të masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, besimtarët gjatë namazit kanë mbajtur maska dhe distancë sociale midis tyre.

Gjatë ditës, muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarëve muslimanë ua ka uruar edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, por u bëri thirrje për respektimin e masave kundër pandemisë.

Aktualisht në Kosovë zbatohet orë policore në periudhën kohore nga ora 22 në mbrëmje deri në orën 05 të mëngjesit.

TË ngjajshme

Gjendjet i vdekur një person në Gjilan

Radio-Ahireti

Këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së në Lipjan

Radio-Ahireti

​Aksident në Fushë Kosovë, këmbësorja goditet nga vetura

Radio-Ahireti

​Slloveni, numri i të vdekurve në janar për 1/3 më i lartë se në muajin e njëjtë të 2020-ës

Radio-Ahireti

Haxhiu: Sot zyrtarisht po fillon një nga proceset më të rëndësishme të drejtësisë, Vetingu

Radio-Ahireti

Hoxhaj ia rendit temat kryesor Kurtit për të cilat sot nuk tha asnjë fjalë

Radio-Ahireti