ketu-mund-te-zbuloni-gjithcka-qe-google-di-per-ju

Këtu mund të zbuloni gjithçka që Google di për ju

Bazuar te këto të dhëna, Google shfaq reklama për ju, sugjeron web-series, njeh restorantet tuaja të preferuara dhe shumë, shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ofron një mjet për të parë, ekzaminuar dhe fshirë të dhënat në serverat e tij, transmeton Lajmi.net.

Për të parë se çfarë Google di për ju si edhe për të menaxhuar të dhënat, veproni si në vijim:

1. Shkoni te Google.com.
2. Teksa jeni të regjistuar, klikoni ikonën në formë rrethi në këndin e sipërm të djathtë (fotoja juaj në email).
3. Klikoni “Manage your Google account”
4. Klikoni te “Data & Personalization”, ku do të shihni “Activity Controls”}
5. Klikoni te “My Activity” te “Activity and timeline”

Pas këtyre hapave, do t’ju shfaqen të gjitha të dhënat që Google di për ju. Përmes opsioneve “On” dhe “Off” mund të zgjidhni që motori i kërkimit të ruajë ose jo aktivitetin tuaj në Web dhe aplikacion, historikun e vendodhjes apo atë të YouTube-it. /Lajmi.net

TË ngjajshme

Youtube gjobitet me 170 milionë dollarë për shkelje ligji

Radio-Ahireti

Si të transferoni fotot nga iPhone në kompjuter për disa sekonda?

Radio-Ahireti

Pajisja që po e kthen trupin e njeriut në bateri

Radio-Ahireti

15 telefonat me baterinë më të mirë

Radio-Ahireti

Shefi ekzekutiv i Twitter e ka nxjerrë në shitje postimin e tij të parë si art digjital, çmimi është $2,500,000

Radio-Ahireti

Kina gjen zgjidhjen: Do të shkundë shiun prej reve

Radio-Ahireti