Image default

Kina gjen zgjidhjen: Do të shkundë shiun prej reve

Këto valë janë thuajse të dëgjueshme nga veshi i njeriut dhe mund të ndihmojnë në zonat e prekura nga thatësirat. Këto “shpërthime sonike” funksionojnë duke aktivizuar pjesëzat e ujit në re, duke i bashkuar me njëra-tjetrën për të formuar pikat e shiut.

Studiuesit kinezë thonë se frekuenca e tyre e ulët prej 50 deri në 160 hertz i bën thuajse të padëgjueshme për njeriun. Zbulimi është metodë e re në krahasim me “mbjelljen e reve” që është përdorur më parë dhe kishte të bënte me lëshimin e kimikateve në atmosferë.

Wang Guangqian, profesor inxhinierie hidraulike në universitetin e Tsinghua University dhe grupi i tij, besojnë se me këtë mënyrë mund të lëshojnë mbi tokë një të pestën e rreth 20 trilionë ton ujë që kalon mbi sipërfaqen e Kinës, pjesa veriore e së cilës vuan nga thatësirat, ndërsa ajo jugore nga përmbytjet.

Ata kanë eksperimentuar metodën e tyre në rajonin e thatë të Rrafshnaltës Tibetiane duke arritur të shtojnë reshjet me deri në 17%. Prof. Guanggian shpjegon se valët e zërit i japin energji pjesëzave të ujit në re, duke rritur lëvizshmërinë e tyre. Studiuesit thonë në kërkimin e tyre se metoda ka më shumë avantazhe në krahasim me stile të tjera si lëshimi i jodit në re, pasi nuk krijon ndotje dhe nuk nevojë për avionë apo raketa.

TË ngjajshme

PMCO: Skuadra ‘Kings 007’ nga Kosova në PUBG në garë për 1.6 milionë dollarë

Radio-Ahireti

Hakerët publikojnë një jailbreak për çdo iPhone

Radio-Ahireti

Prapë paditet Apple, po i ngadalëson qëllimisht iPhone-ët

Radio-Ahireti

WhatsApp tërhiqet nga ndryshimi i politikave të privatësisë

Radio-Ahireti

Apple me kontroll të ri të sigurisë: Aplikacionet nuk do mund të iu përgjojnë më

Radio-Ahireti

Prej tash mund ta bëni edhe këtë me iPhone

Radio-Ahireti