kina-i-vendos-gjobe-2.7-mld-dollare-gjigantit-‘alibaba’

Kina i vendos gjobë 2.7 mld dollarë gjigantit ‘Alibaba’

Autoritetet kineze kanë gjobitur grupin Alibaba me 2.75 miliardë dollarë, për shkelje të rregullave kundër monopolit dhe për abuzim me pozicionin dominant, duke shënuar kështu gjobën më të lartë të vendosur ndonjëherë në vend.

Gjoba, e barabartë me rreth 4 për qind e të ardhurave të Alibaba për vitin 2019 vjen në kuadër të një ofensive të paprecedent të qeverisë kineze ndaj konglomerateve të teknologjisë, që në muajt e fundit ka dëmtuar aksionet e tyre në bursa.

Perandoria miliardere e themeluar nga Jack Ma ka qenë nën presion të fortë pas kritikave të bëra prej tij në adresë të sistemit rregullator kinez tetorin e kaluar.

Ndërsa në dhjetor, Administrata Shtetërore Kineze për Kontrollin e Tregut njoftoi se kishte nisur një hetim mbi kompaninë. Kjo erdhi pasi autoritetet penguan një ofertë fillestare prej 37 miliardë dollarësh nga Ant Group, krahu i internetit të Alibaba.

Por ndërsa gjoba e sjell kompaninë e Jack Ma një hap larg zgjidhjes së problemeve, Ant Group do t’i duhet të bjerë dakord me një riorganizim të udhëhequr nga shteti kinez, që pritet të shkurtojë ndjeshëm vlerën e saj dhe të marrë nën kontroll disa nga bizneset e kompanisë. /euronews

The post Kina i vendos gjobë 2.7 mld dollarë gjigantit ‘Alibaba’ appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Erdoğan: Turqia është një nga 3-4 vendet më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot

Radio-Ahireti

Qeveria Kurti i vendos sanksione Kinës

Radio-Ahireti

Partitë turke në Kosovë të gatshme për zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

AAK-në e braktis një kryetar komune

Radio-Ahireti

Në Maqedoninë e V. do të tërhiqen librat që fyejnë shqiptarët

Radio-Ahireti

TI: Shqipëria, Kosova asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit

Radio-Ahireti