kjo-eshte-pasuria-e-agim-nuhes-qe-u-arrestua-per-dallavere-me-subvencione

Kjo është pasuria e Agim Nuhës që u arrestua për dallavere me subvencione

Aksioni policisë i koduar me emrin “Subvensioni 2021”, i zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, Istog, Gjilan dhe Pejë, vuri nën pranga 12 persona prej tyre 10 zyrtar të lartë.

Agim Nuha, kryeshefi në detyrë i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë është njëri ndër zyrtarët të cilët u arrestua gjatë aksionit, shkruan Gazeta inFokus.

Në pjesën e deklarimeve pasurore të paluajtshme, Nuha ka të deklaruar një banesë 37 m2, e marr me kredi në vlerë 18,500 euro dhe një veturë Fiat, në vlerë 3,000 euro.

Po ashtu ai ka të deklaruar edhe mobilimin e banesës në vlerë 6,500 euro.

Nuha para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ka të deklaruar vetëm 200 euro dhe 300 euro të bashkëshortes së tij.

Agim Nuha për 1 vit sa ishte në krye të këtij Institucione, nga MBPZHR morri pagë hiq më pak se 9,531 euro në total.

Ndërsa të deklaruar e ka edhe rrogën e bashkëshortes e cila ka punuar në një market, që për një vit ka fituar 3,000 euro.

Agim Nuha dhe të tjerët u arrestuan për dallavere me subvencione.

TË ngjajshme

Hoxhaj takohet me Osmanin dhe Kurtin, konsultohen për formimin e institucioneve

Radio-Ahireti

Haradinaj tregon se a është përjashtuar Albena Reshitaj nga AAK

Radio-Ahireti

Daut Haradinaj ‘diss’ Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, shkon në veri pa Polici

Radio-Ahireti

Osmani për fillimin e gjysmëvjetorit: Arsimi duhet të jetë prioritet mbi prioritete

Radio-Ahireti

Gjermania uron Kurtin: Mund të llogarisni tek ne

Radio-Ahireti

Vendos Qeveria e Zvicrës: Nuk ka hapje të restoranteve më 1 mars

Radio-Ahireti