kmshz-uron-me-rastin-e-nates-se-madhe-te-israse-dhe-miraxhit

KMSHZ uron me rastin e natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit

10.03.2021, Cyrih

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, njofton të gjithë besimtarët myslimanë se sonte (e mërkurë, 10 mars 2021) është NATA E MADHE E ISRASË DHE MIRAXHIT

Israja dhe Miraxhi (udhëtimi i Pejgamberit a.s. nga Meka në Kudsi Sherif (Jerusalem) dhe prej aty, drejt lartësive qiellore), është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s. Për këtë ngjarje dhe mrekulli të madhe flasin ajetet e Kuranit Famëlartë dhe hadithet e shumta profetike.

Pas kthimit nga Miraxhi, Pejgamberi a.s. na solli disa dhurata të çmuara nga Zoti i gjithësisë, e dhurata më e madhe e kësaj nate ishte NAMAZI. Namazi është miraxhi i besimtarit dhe lidhja më e fortë që e mban myslimanin të lidhur pas fesë së tij.

Me këtë rast, ftojmë besimtarët të lexojnë me vëmendje porositë dhe mesazhet e kësaj ngjarje të shënuar, që përmes tyre të forcojnë besimin dhe të angazhohen në përhapjen e paqes dhe të mirës për të gjithë njerëzit.

Urime të gjithëve kjo Natë e Bekuar!

Kryesia e KMSHZ

TË ngjajshme

Erdogan: Duhet thënë ndalo islamofobisë dhe ksenofobisë në rritje

Radio-Ahireti

Australi: Mjeke me hixhab në pullë postare

Radio-Ahireti

Suedi – Zjarrvënie në një shkollë private për fëmijët myslimanë

Radio-Ahireti

Parlamenti kanadez miraton ligjin trajtimi i myslimanëve ujgurë në kinë, gjenocid

Radio-Ahireti

Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm – pasagjerët e aeroporteve dërgohen në strehimore (Video)

Radio-Ahireti

Afrika Lindore është përfshirë nga një numër masiv karkalecash, pasojat pritet të jenë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit

Radio-Ahireti