konfirmon-mjeku-kujdestar:-gjendja-e-3-vjecarit-qe-u-lendua-nga-rrethojat-vazhdon-te-jete-e-rende

Konfirmon mjeku kujdestar: Gjendja e 3 vjeçarit që u lëndua nga rrethojat vazhdon të jetë e rëndë

Kështu ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Naser Syla.

Syla për lajmi.net ka thënë se po presin që të bëjnë edhe ekzaminimet e radhës për të vendosur lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm.

“Gjendja është e njëjtë, e rëndë. Po presim që ta realizojmë edhe një ekzaminim tjetër dhe pastaj të vendosim çfarë tutje lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm”, tha Naser Syla për lajmi.net.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ekzaminimin e rastit.

Pas konsultimit edhe me prokurorin kujdestar, rasti është inicuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe organet e rendit po vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme.

“Me datë 24.02.2021, rreth ores 20:40 Policia në Prishtinë ka pranuar informaten se një femijë i moshes rreth tre (3) vjecar është i lenduar. Njësitet policore menjëher kanë ndermarr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e vepres penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut te pergjithshem” për procedura të mëtejme hetimore. Lidhur me gjendjen shendetsoretë fëmiut mund te ju adresoheni autoriteteve kompetente shëndetsore”, thanë nga policia e Kosovës për lajmi.net.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast posa të ketë informacione të tjera nga autoritetet shëndetësore në Emergjencë të QKUK-së. /Lajmi.net/

Prishtinë, 3 vjeçarin e zënë rrethojat e një objekti – është në gjendje të rëndë shëndetësore

TË ngjajshme

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Radio-Ahireti

Policia nuk heton falsifikimin, por e vendos në “listën e zezë”

Radio-Ahireti

E shkarkoi nga detyra e shefit të Policisë, Avdullah Hoti mund ta ketë koleg në Kuvend Rashit Qalajn

Radio-Ahireti

Policia në terren për zbatimin e masave antiCOVID-19

Radio-Ahireti

Izraeli thotë se ‘vlerësimi fillestar’ është që Irani është fajtor për eksplodimin në anijen e tyre

Radio-Ahireti

Palmer: Marrëveshja të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë

Radio-Ahireti