kongresi-amerikan-miraton-planin-e-stimulit-ekonomik

Kongresi amerikan miraton planin e stimulit ekonomik

Me gjithë kundërshtimin e republikanëve, që denoncojnë shpenzime të tepruara dhe të shënjestruara dobët, si edhe një defekt në radhët e tyre, demokratët, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve, ishin në gjendje ta miratonin atë me 220 vota pro dhe 211 kundër.

“Ky program mbështetjeje u ofron punëtorëve një “shans për të kaluar”, tha Biden në një deklaratë të dërguar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne jemi në një pikë kthese vendimtare në historinë e vendit tonë”, tha kreu demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Kemi një mundësi reale për të bërë ndryshimin”, shtoi ajo, duke cituar mesazhin e muajve me radhë e presidentit Biden për amerikanët : “Ndihma po vjen”.

Joe Biden do ta firmosë këtë plan prej 1,9 trilionë dollarësh të premten. Pandemia ka marrë më shumë se 500.000 jetë në SHBA dhe ekonomia më e madhe në botë u tkurr 3.5 për qind më 2020, viti i saj më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

TË ngjajshme

Kosova nga nesër në listën e Zvicrës për karantinim

Radio-Ahireti

Varianti i ri i COVID-19 mbërrin në Kosovë, vjen një apel nga IKSHPK-ja

Radio-Ahireti

Tërmkolli për kandidaturën e saj: Mos e keqpërdorni emrin tim, Isa Mustafa është pazargji

Radio-Ahireti

Shoqëria Civile: Të tërhiqet iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut porosit vaksinat kineze

Radio-Ahireti

Ia përmendi shkarkimin Valdete Dakës, tash Osmani thotë se s’ka qenë kërcënim

Radio-Ahireti