kosova-dhe-jemeni-zotohen-per-forcim-te-marredhenieve-diplomatike

Kosova dhe Jemeni zotohen për forcim të marrëdhënieve diplomatike

“Sot pata kënaqësinë të bisedoj me homolugun jemenas, Ministrin e ri të Jashtëm. Diskutuam për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve tona, si dhe për thellimin e mëtejmë të tyre, përmes forcimit të kontakteve diplomatike”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare gjatë bisedës i shprehu ministrit Mubarak qëndrimin e shtetit të saj në politikën e jashtme, duke thënë se Kosova ndjek me vëmendje zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndron përkrah politikave rajonale të aleatit të përbashkët, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj-Stublla me këtë rast falënderoi homologun nga Jemeni për mbështetjen e vazhduar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Me Ministrin Mubarak konfirmuam se Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt dhe forcimin e miqësisë mes popujve tanë, duke hapur një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe me vendet anëtare të Ligës Arabe”.

TË ngjajshme

Temperatura të acarta edhe disa ditë, kur kthehet dielli?

Radio-Ahireti

Princi Harry mbërrin në Britani të Madhe për varrimin e gjyshit të tij

Radio-Ahireti

Mani: Ka hezitim nga mësimdhënësit për ta marrë vaksinën kineze

Radio-Ahireti

Përshëndetja e “ngrohtë” e Xhavit Halititi me Avni Deharin

Radio-Ahireti

Kur do të vijë në Kosovë vaksina kundër Covid-19?

Radio-Ahireti

Bogujevci i bie pishman për deklaratën rreth Vjosa Osmanit, i akuzon portalet se ia ndryshuan fjalët

Radio-Ahireti