“kosova-duhet-t’i-permbahet-marreveshjes-se-uashingtonit-ne-raport-me-izraelin”

“Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes së Uashingtonit në raport me Izraelin”

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes së Uashingtonit.

“Edhe Palmer i dha një shtytje të re kësaj çështje. U rikonfirmua vendosje e ambasadës në Izrael. Mirëpo çdo veprim në këtë drejtim do të ketë pasoja politike”, deklaroi për RTV Dukagjinin hulumtuesja Donika Emini.

Edhe profesori universitar Afrim Hoti thotë se ka mbetur vetëm realizimi i vendosjes së ambasadës në Jerusalem.

“Ky është një zotim publik, madje edhe i nënshkruar përmes një marrëveshjeje nga autoritetet legjitime të Kosovës. Ka mbetur vetëm realizimi i asaj marrëveshje…Shtetet duhet t’u qëndrojnë besnike marrëveshjeve të nënshkruara derisa nuk kanë filluar procedurat për ndryshimin e tyre”, deklaroi profesori Afrim Hoti.

Ditë më parë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i ka dërguar letër Kurtit duke i thënë se si kryeministër do ta presë të bëjë inaugurimin e ambasadës në Jerusalem.

TË ngjajshme

Familja e tij iku në Jordani në vitin 1904, por ata se harruar gjuhën shqipe

Radio-Ahireti

A u “shkri” Vjosa Osmani në Vetëvendosje me qëllimin për t’u bërë bartëse e listës?

Radio-Ahireti

Hoxhaj nga Malisheva: Albin Kurti po i ikën debatit me mua sepse s’ka program të përballet

Radio-Ahireti

Nisja e vaksinimit e gjen Kosovën me mbi 13 mijë e 500 raste aktive me koronavirus

Radio-Ahireti

​548 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Radio-Ahireti

Abdixhiku në konsulta me deputetët e LDK-së, para takimit me Kurtin e Osmanin

Radio-Ahireti