Image default

Kosova edhe zyrtarisht në fushatë 10 ditore të zgjedhjeve

Këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 fushata zgjedhore do të jetë 10 ditë (nga data 03.02 deri më datë 13.02 e që do të jetë heshtje parazgjedhore), shkruan lajmi.net.

Kosova do të votojë më 14 shkurt për subjektin e preferuar politik – slloganet e të cilave tashmë janë të njohura, por jo edhe platformat qeverisëse.

Secila nga subjektet politike ka paraqitur pak ose fare hiç nga platforma-ofertë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Krejt dhe Drejt” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, për t’u përmendur është fakti se ky subjekt politik në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë pa bartës të listës.

Pra, sipas kësaj, numri 1 në listë do të jetë i zbraztë. Kjo pasi liderit të kësaj partie, Albin Kurtit iu është mohuar e drejta e kandidimit për deputetë në këto zgjedhje për arsye se i njëjti ka qenë i dënuar për vepër penale në 3 vitet e fundit.

E një slogan më pak aspirues dhe krejtësisht tautologjik ka zgjedhur Lidhja Demokratike e Kosovës e cila do të garojë në koalicion me Aleancën Kosova e Re. “Shteti. Shtet.”, është slogani i kësaj partie që në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në ballë me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Platforma qeverisëse e Partisë Demokratike të Kosovës është përmbledhur nën sloganin “Rimëkëmbje”, që kjo parti e ka dizejnuar si fjala kyçe për të gjitha problemet në të cilat aktualisht gjindet Kosova. PDK do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit me Enver Hoxhajn si kandidat për kryeministër.

“Forca e Kosovës”, është slogani që ka zgjedhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky subjekt politik nuk ka kandidat për kryeministër, pasi lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është vetshpallur si kandidat për president të Kosovës.

E Nisma Socialdemokrate që kandidon në këto zgjedhje me Fatmir Limajn ka zgjedhur sloganin “Me Çlirimtarët”, për të qenë më afër votuesit.

Mbetet të shihet gjatë 10 ditëve të fushatës nëse subjektet politike do të prezantojnë qartësisht ofertat e tyre qeverisëse. /Lajmi.net/ 

 

TË ngjajshme

Ambasadori italian në takim me Kurtin dhe Konjufcën, kërkon që institucionet të formohen pa ndonjë vonesë

Radio-Ahireti

“Lideri Suprem”, PSD i lëshon dron Kurtit gjersa po mbante fjalim në Prishtinë

Radio-Ahireti

Mërgimtarët dhurojnë 23 karroca për Handikosin në Vushtrri

Radio-Ahireti

Dorëheqja e Isa Mustafës, këta janë dy kandidatët kryesorë për kryetar të ri të LDK-së

Radio-Ahireti

SHBA konfirmon angazhimin për forcimin e NATO-s

Radio-Ahireti

Hoxhaj nga Gjakova: Do ta shndërrojmë këtë qytet në qendrën më të madhe industriale në Kosovë

Radio-Ahireti