kosovaret-kthehen-ne-shtepi,-kolona-te-gjata-ne-piken-kufitare-me-shqiperine

Kosovarët kthehen në shtëpi, kolona të gjata në pikën kufitare me Shqipërinë

Sonte qytetarët kanë filluar të kthehen në vend, ku edhe janë shkaktuar kolona të gjata në pikën kufitare në Morinë.

Derisa Kosova u kritikua për vendosjen e masave, derisa shumë qytetarët po e kalonin vikendin në Shqipëri, për këtë reagoi zëdhënësi i Qeverisë, i cili tha se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.

Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

Ndryshe, sipas vendimit Qeverisë së Kosovës, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

KQZ nxjerr rezultatet e fundit, udhëheqje bindshëm dhe surpriza

Radio-Ahireti

Rrahje në qendër të Prishtinës, intervenon Policia

Radio-Ahireti

Serbi, mijëra persona protestojnë kundër ndotjes

Radio-Ahireti

Raporti i Transparency International: Kosova asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit

Radio-Ahireti

E dhimbshme: Bashkëluftëtarët ia dorëzojnë nënës së dëshmorit uniformën ushtarake të të birit

Radio-Ahireti

Aksidenti në Ferizaj, Aliu: Kemi kërkuar nga autoritetet hekurudhore të vendosin laura

Radio-Ahireti