kostt-nenshkruan-kontrate-per-ndertim-te-nenstacionit-te-ri-ne-sistemin-e-transmetimit-te-energjise-ne -ferizaj

KOSTT nënshkruan kontratë për ndërtim të nënstacionit të ri në sistemin e transmetimit të energjisë në  Ferizaj

Siç njofton kumtesa, ky investim kapital i KOSTT në vlerë prej mbi € 4.7 milionë përveç ndërtimit të nënstacionit të ri në Komunën e Ferizajt parasheh edhe instalimin e transformatorit energjetik me fuqi prej 40 MVA (mega volt amper) në këtë nënstacion.

Implementimi i projektit do të ketë ndikim të theksuar në rritjen e sigurisë dhe të kualitetit të furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për rajonin e Komunës së Ferizajt duke mundësuar kushte për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik të komunës me rrethinë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Mustafë Hasani, theksoi se “zhvillimi i vazhdueshëm i Sistemit të Transmetimit të Kosovës është prioritet i KOSTT dhe ne jemi të përkushtuar që përmes planifikimit zhvillimor afatgjatë dhe investimeve adekuate të ofrojmë shërbime cilësore për shfrytëzuesit e sistemit duke kontribuar kështu në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë si shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik dhe social në vend.”

Nga momenti i fillimit të punimeve, implementimi i projektit parashihet që të përfundojë në afat prej 24 muajsh. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

3 milionë viktima në botë nga Covid-19

Radio-Ahireti

Dërguti thumbon ish-shefin e saj: Patriarkët kundër patriarkatit

Radio-Ahireti

​Slloveni, numri i të vdekurve në janar për 1/3 më i lartë se në muajin e njëjtë të 2020-ës

Radio-Ahireti

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, spitalet drejt limitit të kapaciteteve

Radio-Ahireti

Syla: Me iu thënë që VV bën koalicion me PDK, alivanosen gjysma e elektoratit

Radio-Ahireti

Elon Musk thyen rekordin e ri: I shton 25 miliardë dollarë në pasurinë e tij në një ditë të vetme

Radio-Ahireti