kpm-ja-fton-mediat-te-angazhohen-per-mbulim-profesional-te-fushates-zgjedhore

KPM-ja fton mediat të angazhohen për mbulim profesional të fushatës zgjedhore

Në njoftimin për media thuhet se deri në përfundim të procesit, KPM udhëzon të licencuarit të sigurohen se përmbajtja programore e transmetuar është në pajtim me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele.

“Deri në përfundim të procesit zgjedhor, KPM udhëzon të licencuarit që: të angazhohen në edukimin e votuesve për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike; të ofrojnë mundësi për publikun për të paraqitur shqetësimet, opinionet dhe nevojat e tyre tek përfaqësuesit e partive politike dhe të ofrojnë mundësi të interaktiviteti; të raportojnë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme lidhur me zhvillimet e procesit zgjedhor; të ofrojnë mundësi për promovimin e platformave politike të partive politike në garë, përmes formave të ndryshme të programeve; të jenë të vëmendshëm sa i përket gjuhës së përdorur në përmbajtjet programore dhe të ndërmarrin veprime të duhura për evitimin e përdorimit të gjuhës së papërshtatshme, ofenduese dhe gjuhës së urrejtjes, në të gjitha programet e transmetuara”, thuhet në njoftim.

Sa i përket reklamimit politik, në njoftim thuhet se të licencuarit duhet të veprojnë në pajtim me legjislacionin në fuqi, veçanërisht sa i përket përmbajtjes, kohëzgjatjes së tyre, identifikimit të tyre (me apo pa pagesë), duke përfshirë këtu edhe emrin e organizatës ose individin përgjegjës për të. Poashtu, OSHMA-të duhet të kenë kujdes në respektimin e Kodit të Etikës, duke mos përfshirë fëmijët në spotet promovuese politike.

“Me qëllim të evitimit nga çfarëdo lloj ndikimi negativ në procesin zgjedhor, është e domosdoshme që të licencuarit të jenë të vëmendshëm gjatë heshtjes zgjedhore, posaçërisht gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta të përmbajtjeve programore, ku ekziston mundësia e keqpërdorimit të hapësirës së ofruar, qoftë nga kandidatët e subjekteve politike apo pjesëmarrësit në programe, për të bërë thirrje apo promovim për ndonjë partie politike. Prandaj, në këtë proces zgjedhor të jashtëzakonshëm, udhëzohen të gjithë të licencuarit që të mos ndikohen nga partitë politike apo individë të caktuar, që do ta dëmtonin procesin zgjedhor, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

TË ngjajshme

Ngriten temperaturat, ky është moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Radio-Ahireti

Këshilltari i Albin Kurtit e kaloi vikendin në kazinot e Tiranës

Radio-Ahireti

​Vijon rinumërimi i mbi 400 vendvotimeve

Radio-Ahireti

Tragjedia në Drenas, viktima ishte 15-vjeç

Radio-Ahireti

Valdete Daka emocionohet gjatë emisionit, fillon të qajë

Radio-Ahireti

Çfarë ka ndodhur me ty Gjermani?

Radio-Ahireti