Image default

KQZ me njoftim, këto masa duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve

KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

Njoftimi i plotë:

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

 Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

 Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

 Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

 Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

 Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;

 Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Zëri i Amerikës: Tensione të larta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas arrestimeve në Kosovë

Radio-Ahireti

Gërvalla: Do t’i kemi votat për ta bërë Osmanin presidente

Radio-Ahireti

Mediat izraelite tregojnë detaje të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Radio-Ahireti

Përkrahësi i VV-së që përplasi qenin me veturë del me video tjetër, i quan “zagarë” mbështetësit e PDK-së

Radio-Ahireti

​Aksident në Fushë Kosovë, këmbësorja goditet nga vetura

Radio-Ahireti

Sa shqiptarë kanë leje-qëndrimi në shtetet e BE-së?

Radio-Ahireti