kryetaret-e-komunave-kerkojne-heqjen-e-ores-policore-dhe-hapjen-e-gastronomise

Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e orës policore dhe hapjen e gastronomisë

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur sot takimin online lidhur me situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19.

Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.

Takimin e ka hapur dhe kryesuar Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti i cili njoftoj Kryetarët e Komunave se ka munguar komunikimi i mirëfilltë para këtyre masave mes nivelit qendror dhe lokal. Kryetari Ahmeti tha se qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i Komunave për masat, efektet e tyre dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Në këtë takim kanë diskutuar z.Ardian Gjini – Kryetar i Gjakovës, z.Xhafer Gashi – Kryetar i Obiliqit, z. Ramiz Lladrovci – Kryetar i Drenasit, z.Naim Ismajli – Kryetar i Shtimes, z.Xhafer Tahiri – Kryetar i Vushtrrisë, z.Bali Muharremaj – Kryetar i Suharekës, z.Zenun Elelzaj – Kryetar i Klinës, z.Arber Ismajli – Nënkryetar i Gjilanit, znj. Marigona Lahu – Nënkryetare e Podujevës, znj.Memnuna Ajdini – Nënkryetare e Prizrenit etj.

Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Rekomandimet e Komunave:

Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës.

Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore.

Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave.

Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë.

Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse.

Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik.

Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik

The post Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e orës policore dhe hapjen e gastronomisë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave – asnjë parti e madhe shqiptare nuk ka aplikuar deri tani

Radio-Ahireti

Malajzia përjashton AstraZeneca nga lista e vaksinimit

Radio-Ahireti

Trudeau bën thirrje për masa shtrënguese në Kanada

Radio-Ahireti

Pas armëpushimit në Idlib, mbi 561 mijë civilë kthehen në shtëpitë e tyre

Radio-Ahireti

PSD me aksion kundrejt Donika Gërvallës, ia shkruajnë në veturë UÇK

Radio-Ahireti

OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

Radio-Ahireti