kunder-ligjit,-votues-te-vetevendosjes-nga-mergata-e-fotografojne-fletevotimin

Kundër ligjit, votues të Vetëvendosjes nga mërgata e fotografojnë fletëvotimin

Akti i dëmtimit të fshehtësisë së votës është vërejtur me dhjetëra herë në grupin e simpatizantëve të Vetëvendosjes ‘meKryeministrin’.

Në muajin qershor të 2017-ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.

Bazuar në praktikat e mëparshme, personat të cilat kanë fotografuar votën janë përballur me ligjin.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka deklaruar se mbi 130 mijë aplikacione tashmë janë futur në sistem, ndërsa, mbi 60 mijë janë aprovuar me të drejtën për votim.

Sipas Elezit, votuesit jashtë Kosovës e që kryesisht është diaspora kosovare do të mund të votojnë vetëm me postë.

“Të gjithë qytetarët, të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Pesë gjëra që duhet t’i dini për COVID-19 dhe Kosovën

Radio-Ahireti

Sanders mbledh 1.8 milion dollarë për bamirësi nga fotografia e famshme

Radio-Ahireti

Kjo është pasuria e Agim Nuhës që u arrestua për dallavere me subvencione

Radio-Ahireti

Edhe deputeti Armend Muja i bashkohet fushatës në Shqipëri, lajmërohet nga Kavaja

Radio-Ahireti

Haziri: Janë tre deputetë të LDK-së që kanë dilema për zgjedhjen e Osmanit presidente

Radio-Ahireti

Rakiq: I duam të gjitha 10 mandatet për të shtyrë përpara formimin e Asocacionit

Radio-Ahireti