kur-armend-muja-citonte-raportin:-60%-e-prejardhjes-tone-e-ngjashme-me-serbet

Kur Armend Muja citonte raportin: 60% e prejardhjes tonë e ngjashme me serbët

Një raport i tillë sipas interpretimit të Armend Mujës konstatonte se mbi 60 % e prejardhjes së shqiptarëve është e përafërt me serbët.

“Sipas studimit, mbi 60 % e prejardhjes tone gjenetike është e përafërt me Serbet. Shqiptaret ndryshojnë nga Serbet për nga përmbajtja me e larte e DNA R1B (Evropa Perëndimore) dhe pesha me e ulet e DNA I Evropës Qendrore. Prejardhja gjenetike e shqiptareve del te jete e ngjashme me Greket, Sicilianet, Serbet dhe Vllehet”, shkruante Muja atë kohë.

Muja kishte shkuar edhe më tej me interpretim, duke treguar se si serbët ndajnë më shumë veçori me shqiptarët sesa shqiptarët me serbët.

“Mesazhi sekondar është qe Serbet nuk dalin te jene grup kompakt sllav. Ata ndajnë me shume veçori me shqiptaret sesa anasjelltas. Kjo mund te jete indikacion qe Serbizmi dhe nocioni pansllavik është konstrukt social”, kishte shkruar Muja.

Publikimi dhe citimi i një raporti të tillë nuk ishte pritur fare mirë nga ata që e ndjekin Mujën.

Një komentues i kishte thënë Mujës se një analizë e tillë e raportit është amatore dhe se

“Si administrator i Projektit Shqiptar të ADN (Albanian Bloodlines), mund të them që s’paske idenë rreth origjinës përmes gjenetikës, gjegjësisht Y-DNA. Dhe me vjen shumë çudi pse ke ndërhyrë në diçka që s’je i informuar apo që s’ke hulumtuar mirë, dhe ke dhënë një “analizë” të gabuar dhe tepër amatore. Si fillim sugjeroj të lexosh këtë shkrim me vëmendje” kishte shkruar një komentues.

TË ngjajshme

Shqipe Selimi për fjalët e Gervallës: Rexha do të kthehet e do të flasë vetë, atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vendoset pika

Radio-Ahireti

Alexei Navalny zhvendoset në një burg të veçantë, qindra kilometra larg Moskës

Radio-Ahireti

Vaksina me një dozë e Johnson&Johnson efektive – Aprovimi pritet të bëhet të premten

Radio-Ahireti

Komuna e Prizrenit nuk përfill vendimin e OShP-së, shpall fituese të tenderit kompaninë e njëjtë

Radio-Ahireti

Gaxherri: Jemi në garë me VV-në dhe jo të tjerët

Radio-Ahireti

Fillon takimi i Abdixhikut me deputetët e zgjedhur të LDK-së

Radio-Ahireti